KF LIRIAFaqja Zyrtare

Liria, prezanton boom transferimet e fundit

Prizren, 10 korrik. Skuadra nga qyteti i lashtë, ka zyrtarizuar transferet e fundit, të gjitha nga Shqipëria.

Endri Vrapi, lojtari me përvojë të madhe vie nga Vllaznia Shkodrës. Më herët ka bërë karrierë me Skënderbeun,  pastaj Jetmir Sefa, vie nga Kamëza, që u ngjit në Superiore, më herët ish lojtar edhe i Kastriotit, Skënderbeut e Tiranës.

Prezantimi tjetër është Artur Magani, sulmuesi i Teutës së Durrësit dhe Kristi Kote, që vie nga Akademia e Skënderbeut.

“Jam i kënaqur për marrëveshjen.Shpresoj të bëjmë më të mirën’, ka thënë Endri Vrapi, me të arritur në Prizren.

Sulumuesi i ri, Artur Magani poashtu shpreh kënaqësinë që ndodhet në këtë mes, sikurse edhe Jetmir Sefa e Kristi Kote.Këta dy të fundit, tash e pesë ditë janë të grumbulluar me Lirinë.

‘Beso jqë tashmë jemi në fazën finale të përmbylljes së transfrimeve.Bëhet fjalë për lojtarë cilësor.Të shohim, se si do të përshtaten.Presim shumë nga ta’, ka thënë drejtori Erxhan Dana.

Tabela e klasifikimit

  • 1. Prishtina40 Pike
  • 2. Feronikeli39 Pike
  • 3. Llapi35 Pike
  • 4. Gjilani27 Pike
  • 5. Drenica24 Pike
  • 6. Drita23 Pike
  • 7. Flamurtari22 Pike
  • 8. Trepça 8922 Pike
  • 9. Ballkani21 Pike
  • 10. Liria19 Pike
  • 11. Ferizaj15 Pike
  • 12. KEK-u1 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi