KF LIRIAFaqja Zyrtare

Zyrtare :Shkëmbi drejton Lirinë e Prizrenit

Prizren, 16 qershor. “Të nderuar miq të KF ‘Liria’. Duam t’ju njoftojmë që trajneri i ri i skuadrës  për sezonin 2017-2018 do të jetë Bledi Shkëmbi.

Klubi ka arritur një marrëveshje 1-vjeçare me ish-futbollistin e disa klubeve të njohura ne Shqipëri dhe jashtë saj. Bledi Shkëmbi ka qenë dhe ish-futbollist i Kombëtares Shqiptare. Pas disa ditëve do të bëhet dhe prezantimi zyrtar”, ka thënë kryetari i KF ‘Liria’, Mirsad Çollaku. Ndërkohë, që klubi dhe trajneri kanë arritur akordin për ndërtimin e një skuadre konkurruese, duke rritur ambiciet  dhe objektivat e klubit, pohojnë zyrtarët e ‘bardhezinjëve’.

 Për Shkëmbin kjo është përvoja e parë si kryetrajner. Ai deri tani ka punuar si ndihmës trajner me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë,.Ndërkohë, ai  ka të gjithë kualifikimet dhe liçensat e nevojshme që i ka përfituar në muajt e fundit. Shkëmbi është shpallur 6 herë rradhazi kampion i Shqipërisë me Skënderbeun, ka qenë kapiteni i skuadrës që luajti ne grupet e Europa Ligës ndërkohë që në të shkuarën ka fituar dhe Kupën e Shqipërisë me Besën e Kavajës. “Klubi i Lirisë dëshiron ti uroj atij suksese në punën e nisur dhe kërkojmë prej tifozëve mbeshtetje maksimale për këtë zgjedhje”. Ka thënë kryetari Mirsad Çollaku, pas bërjes publike të lajmit..

Forca Liria !

Tabela e klasifikimit

  • 1. Prishtina40 Pike
  • 2. Feronikeli39 Pike
  • 3. Llapi35 Pike
  • 4. Gjilani27 Pike
  • 5. Drenica24 Pike
  • 6. Drita23 Pike
  • 7. Flamurtari22 Pike
  • 8. Trepça 8922 Pike
  • 9. Ballkani21 Pike
  • 10. Liria19 Pike
  • 11. Ferizaj15 Pike
  • 12. KEK-u1 Pike

Video

Foto

Linqe me Rëndësi